.......

SHPK Euro Fix është themeluar në fund të vitit 2001.  Që nga fillimi bashkëpunon me prodhues të njohur nga vendi dhe rajoni si: Turqia, Greqia, Gjermania, Serbia dhe Kosova.

Veprimtaria kryesore e kompanisë është import-eksporti, distribuimi dhe tregtia me materiale ndërtimore me shumicë dhe pakicë; përzierje dhe tonim kompjuterik i abribit, fasadeksit dhe polikollorit; kryerje komplete e të gjithë punëve përfundimtare në ndërtimtari sipas parimit çelës në  dorë.

Çdo vit përpiqemi të jemi më inovativ duke u ofruar klientëve tanë produkte dhe shërbime të reja që janë në përputhje me standardet më të reja botërore.
Me angazhimin e vet, Euro-fix ka fituar besimin e shumë blerësve, prandaj sot është krenar për statusin e vet në fushën e tregtisë me materiale ndërtimore.
Lista e partnerëve është mjaft e gjerë, kështu që mundemi t'i përgjigjemi çdo sfide në treg në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kënaqësia e klientit do të jetë qëllimi ynë kryesor edhe në periudhën e ardhshme.

Jemi të pozicionuar në dy lokacione: zona qendrore e qytetit dhe zona industriale Ivanidoll 2, me një sipërfaqe prej 5000 m2, nga e cila është e mbuluar një depo biznesi prej 2400 m2.

Ekipi përbëhet nga njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar të cilët njohurinë dhe përvojën e tyre e vënë në dispozicion të klientëve.

Disponojmë me një park qarkullues për tregti dhe transport.

 
.......